Perëndimi flet për përjashtim të Rusisë nga G20, Putini synon të marrë pjesë në samit

Komuniteti ndërkombëtar kërkon ta izolojë Rusinë nga institucionet ndërkombëtare për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

Një nga masat që është diskutuar por që pritet të diskutohet sërish në nivel më të lartë është përjashtimi nga G20-ta. Putini synon të marrë pjesë në samitin e nëntorit në Xhakarta në Indonezi, por vendet pjesëmarrëse po diskutojnë edhe përjashtimin.

Ndërsa sanksionet ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës bëhen gjithnjë e më të ashpra, në diplomaci është hapur një debat nëse Rusia duhet të jetë pjesë e G20-ës. Ky forum bën bashkë 20 vendet me ekonomitë më të zhvilluara në botë. G20-ta së bashku me grupin më të vogël të G7-ës – i cili përfshin vetëm Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Italinë, Kanadanë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar – është një platformë kyçe ndërkombëtare për koordinimin e veprimeve shumëpalëshe mbi ndryshimet klimatike dhe borxheve financiare.

Polonia do të njoftonte të martën se Rusia do të përjashtohej nga G20-ta, por nuk ka një qëndrim nga amerikanët dhe aleatët perëndimorë për këtë masë. Presidenti rus Vladimir Putin synon të marrë pjesë në samitin e G20 -ës i planifikuar të mbahet në nëntor në Indonezi, -tha ambasadorja ruse në Xhakartë, pas thirrjeve nga disa anëtarë të grupit për të përjashtuar Rusinë.

"Jo vetëm G20-ta, por shumë organizata po përpiqen gjithashtu ta dëbojnë Rusinë ...

Reagimi i Perëndimit është absolutisht joproporcional," -tha ambasadorja Lyudmila Vorobyova në një konferencë shtypi.

Rusia po përballet me sanksione ndërkombëtare nga vendet perëndimore që synojnë izolimin e saj nga ekonomia globale, duke përfshirë përjashtimin e saj nga sistemi ndërkombëtar i pagesave ndërbankare SWIFT dhe kufizimin e transaksioneve të Bankës së saj Qendrore.

Jake Sullivan, këshilltar për sigurinë kombëtare pranë Presidentit amerikan tha të martën se Uashingtoni nuk besonte se gjërat mund të vazhdojnë si më parë për Rusinë në institucionet ndërkombëtare dhe në komunitetin ndërkombëtar.

"Është diskutuar nëse Rusia duhet të jetë pjesë e G20 ," njoftojnë mediat ndërkombëtare nga burime brenda G7-ës. "Nëse Rusia mbetet anëtare, organizata do të bëhet më pak e besueshme dhe e dobishme në arenën ndërkombëtare, - thonë burimet.

Presidenti amerikan Biden mbërrin në Bruksel të enjten për takime të rëndësishme me liderët perëndimorë, ku pjesë e diskutimeve do të jetë edhe kjo pikë.