Berat Gjimshiti rinovon me Atalantën dhe “fluturon” në Spanjë

Berat Gjimshiti do të qëndrojë gjatë te Atalanta. Mbrojtësi shqiptar, ndër më të vlerësuarit dhe më të rëndësishmit te zikaltërit ka zgjatur kontratën me klubin bergamask deri në vitin 2026 dhe pas firmës ai udhëtoi direkt për në Spanjë ku u bashkua me kombëtaren kuqezi.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që zgjata kontratën me Atalantën dhe do të vazhdoj të jem pjesë e tyre. Mezi pres që së bashku me shoqërinë të arrijmë sukseset e radhës”, theksoi në reagimin e tij Gjimshiti.

29-vjeçari është pjesë e Atalantës prej sezonit 2018-2019 dhe nga një lojtar alternativë për Gasperinin ai u shndërrua në një lider të prapavijës teksa këtë sezon shënoi edhe dy gola shumë të rëndësishëm në Europa League ndaj Olymipacis./Ora News/.