Nuk respektoi izolimin, Australia bën shembull trajnerin e kombëtares
Kur vjen puna te rregullat dhe respektimi i tyre sidomos për ato që kanë të bëjnë me koronavirusin, Australia nuk mund të tolerojë. Edhe nëse je një personazh i rëndësishëm publik apo në fushën e sportit dhe këtë e tregoi edhe rasti Novak Djokoviç të cilin e dërgoi në izolim pasi gënjeu për infektimin me covid-19.
Viktimë e radhës për mosrespektimin e rregullave është trajneri i Kombëtares, Graham Arnold i cili theu rregullin e izolimit pasi ishte me covid-19.
Tekniku në fakt, i infektuar për herë të dytë në dy muaj, doli për një shëtitje në bregdetin e plazhit Narrabeen të dielën dhe kjo nuk kaloi pa një denim.
Pavarësisht ndjesës prej tij, Arnold është dënuar me 16 mijë euro gjobë nga Federata e tij, një ndëshkim jo ideal për të teksa ekipi po përgatitet për të dyja ndeshjet eliminatore për të siguruar kualifikimin direkt për në Kupën e Botës.
Australia ndodhet e treta në Grupin B, tre pikë prapa Japonisë dhe katër pas Arabisë Saudite dhe ndeshja e radhës është ajo me Japoninë./Ora News/.
