Pamje të frikshme në Indi. Shembet tribuna e tejmbushur, mbi 200 të plagosur

Për të parë një ndeshje të rëndësishme futbolli në Indi, edhe pse në nivele jo të larta, nuk ka stadiume për të përballuar numrin e madh te tifozëve.

Në një ndeshje të kampionateve lokale në Kerala të këtij shteti, ndodhi diçka e rëndë që mund të kishte shkaktuar edhe tragjedi.

Siç shihen në pamje, stadiumi ishte tejmbushur më shumë se numri i lejuar dhe në një moment tribuna përballë shembet duke zënë poshtë qindra tifozë teksa edhe shtyllat e ndriçimit u rrëzuan.

Mbi 200 persona u plagosën por fatmirësisht nuk pati viktima teksa policia ka nisur një hetim dhe ka ngritur akuzë ndaj organizatorëve pasi tribuna ishte me kapacitet 3500 persona por u lejuan 8000 tifozë të uleshin në shkallët e tyre./Ora News/.