Superklasiko e Argjentinës, Boca Juniors mposht rivalët e River Plate (Video)

Ka El Clasico pork a edhe Superklasiko. Është përballja më e ethshme e fubollit latin mes dy rivalëve historikë të River Plate dhe Boca Juniors të cilët u përballën në mesnatë në Kupën e Ligës.

Në një “Monumental” të mbushur, skuadra e Gallardos që po dominon këto vite në Argjentinë nuk arriti të shmangte humbjen me rivalët e tyre.

Në një sfidë shumë të luftuar dhe të tensionuar gjithçka u vendos nga një gol i shënuar nga Villa në 54’ ndërsa vendasit dominuan me lojë dhe me raste.