Klubet që arkëtojnë më shumë. Man. City i frikshëm, sposton Realin dhe Bayernin
Sipas Deloitte Football Money League 2022, Manchester City për herë të parë ngjitet në majën e Evropës për sa i përket të ardhurave, dhe e bën këtë në sezonin 2020/21.
Kjo është ajo që del raporti i publikuar nga Deloitte's Sports Business Group. Në sezonin 2020/21, klubi i Mançesterit mori kryesimin për herë të parë dhe hera e katërt për një klub anglez duke lënë pas Real Madridit, megjithëse me një të ardhura prej 645 milionë euro, nga 550 milionë që ishin në 2019/2020, dhe në rënie nga 714 milionë të rekordit që mbahej në sezonin e kaluar nga Barcelona.
Sipas raportit, 20 klubet më të mira në botë për nga qarkullimi i të ardhurave në futbollin botëror kanë grumbulluar së bashku 8,178 miliardë euro në sezonin 2020/21, pak më shumë krahasuar me 2019/20 (8,162 miliardë euro). Këtë vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, analiza fokusohet në trendin e të ardhurave të klubeve kryesore botërore të futbollit në një kontekst ekonomik dhe social të prekur fuqishëm nga pandemia COVID-19.
Më konkretisht, vendi i parë i takon Man. City me të ardhura prej 644.9 mln Euro, më pas Real Madrid me 640.7 mln Euro ndërsa Bayerni mban vendin e tretë me 611.4 mln Euro të ardhura.
Më pas renditja vijon si më poshtë:
Barcelona 582.1 milionë euro
Man. United 558
PSG 556.2
Liverpool 550.4
Chelsea 493.1
Juventus 433.5
Tottenham 406.2
Renditjen e 20 klubeve me të ardhurat më të mëdha e dominojnë anglezët dhe spanjollët teksa Interi mbetet i 14 me 330.9 mln Euro të ardhura, ndërsa Milani në vendin e 30-të me vetëm 161.1 mln Euro të ardhura./Ora News/.
