“Prova të qarta”, Pentagoni akuza Rusisë: Po kryen krime lufte në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 22:39
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, duke thënë se ka "prova të qarta" që po ndodhin vepra të tilla.
Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se do të ndihmonte në mbledhjen e provave të këtyre veprave mizore.
"Ne sigurisht shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë," tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Ai tha se SHBA do të kontribuojë në procesin hetimor.
Në fillim të këtij muaji, Mbretëria e Bashkuar dhe 37 vende të tjera dërguan një dosje te prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për të hetuar " krimet e luftës në Ukrainë" nga Rusia.

