Liverpool me vuajtje kalon në FA Cup, e pret Man. City në gjysmëfinale (Video)

Pa disa yje të skuadrës, Liverpool nuk e pati të lehtë në FA Cup ndaj Nottingham Forest ku gjithsesi arriti të merrte atë që nevojitej, kualifikimin.

Skuadra e Klopp e privuar nga Salah, Mane dhe Arnold hasi vështirësi për të avancuar më tej por duhet pranuar se me këtë sukses, zgjat ecurinë fantastike që po bën në të gjitha frontet deri tani.

Heroi i ndeshjes në FA Cup ishte Diogo Jota që në 78’ tregohet sërish deçiziv për “The Reds” me një gol që i çon direkt në gjymëfinale edhe pse me vuajtje.

Më tej në këtë kompeticion, ata duhet të përballen sërish me rivalët e titullit në Premier League, Man. City. Shorti ishte i pamëshirshëm dhe do të vërë përballë Liverpool-City e gjithashtu Chelsea-Crystal Palace në gjysmëfinalet e FA Cup./Ora News/.