Tufa: Gjykata ka pezulluar Dukën dhe Shulkun, atëherë nuk duhet të luhej kampionati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2022, 21:58
Në Ora Sport në RTV Ora nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, Bashkim Tufa, gazetar u shpreh se 37 persona që hedhin para nga xhepi i tyre kanë votuar për Dukën.
Ai tha se gjykatat e kanë pezulluar Dukën dhe normalisht kampioni nuk duhet të luhej sepse është pezulluar kreu i FSHF-së dhe sekretari i përgjithshëm.
Tufa: Jetojmë në një vend absurditetesh. 37 persona që hedhin para nga xhepi i tyre kanë votuar për Dukën dhe këto gjykatat e kanë pezulluar Dukën. Normalisht kampioni nuk duhet të luhej sepse është pezulluar Duka. Është pezulluar edhe sekretari i FSHF-së që organizon kampionatin.

