Dortmundi bën një hap pas, vetëm 1-1 në transfertën me Koln (Video)
Një hap para, një pas. I tillë ka qenë gjithmonë këtë sezon ecuria e Borussia Dortmund e cila nuk arrin të mbajë ritmin e Bayern Munchen edhe pse iu afrua shumë në këto javë.
Pas fitores në ndeshjen e prapambetur, Dortmundi sot u ndal në fushën e Kolnit në një barazim 1-1 që e çon sërish diferencën me Bayern Munchen në 6 pikë.
Pjesa e parë ishte shumë emocionuese dhe me gola ku në minutëe 8’ Wolf gjeti sërish rrjetën si në javët e fundit për avantazhin momental të verdhezinjve.
Nuk vonoi përgjigja e vendasve që në 38’ me Andersson vendosën barazpeshën.
Edhe pse me Haaland në fushë, ky i fundit nuk po arrin të shënojë, ndoshta dhe i ndikuar nga merkato teksa sfida nuk ndryshoi për t’u mbyllur 1-1.
Me një ecuri të tillë, Dortmundi do ta ketë shumë të vështirë për t’u afruar më shumë me bavarezët pasi këta të fundit vështirë të gabojnë kaq shpesh sa rivalët verdhezi./Ora News/.
