Skarço: Ka shumë mundësi që ta humbasim finalen e Konferencë Ligë, mund të ketë edhe dënim

Në Ora Sport në RTV Ora nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, Eno Skarço, gazetar u shpreh se mund ta humbasim finale e konferencë Ligë.

Sipas tij, një gjë e tillë ka mundësi që të ndodhë 90% dhe përpos kësaj do të ketë edhe një dënim për vendin tonë.

Skarço: Nuk kemi lajme të mira pasi mund ta humbasim finalen  e Konferencë Ligë. Kam informacion se do ta humbim finalen me 90%. Nëse gjykatat me gjuhën e shtetit do të insistojnë më të njëjtën mënyrë do të vijë edhe dënimi.