David Beckham i dorëzon Facebook-un dhe Instagram-in mjekes ukrainase që t’i përdorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2022, 23:10
Ish-ylli i futbollit David Beckham i ka dorëzuar llogaritë e tij të mediave sociale në Instagram dhe Facebook tek Iryna, drejtuese e Qendrës Rajonale Perinatale në Kharkiv.
Iryna thotë se në kohë paqeje është anesteziologe e fëmijëve dhe në ditën e parë të luftës të gjitha gratë shtatzëna dhe nënat duhej të evakuoheshin në bodrumin e spitalit.
Ajo thotë se për fat të keq, ne nuk mund t'i çojë foshnjat që janë në kujdes intensiv në bodrum, sepse ato varen nga pajisje shpëtimi.
Iryna shton se ditët e para ishin më të vështirat, duke mësuar se si të punonte me bombardimet dhe sulmet me raketa, dhe thotë se dita e saj e punës tani është 24/7.
