Lufta në Ukrainë, nëna bën trupin e saj mburojë për fëmijën, e shpëton nga bombardimet ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 14:43
Një nënë ukrainase arriti të shpëtojë foshnjën e saj nga bombardimet ruse, duke e mbuluar me trupin e saj.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, e reja tashmë po i nënshtrohet një operacioni për shkak të lëndimeve që ka marrë si pasojë e bombardimeve ruse.
Mësohet se në momentin ka shpërthyer sulmi, ajo ka mbrojtur me trupin e saj vajzën e saj një muajshe nga bombardimet.
Ndërkohë përveç saj është lënduar dhe bashkëshorti.
Fotoja e saj po bën xhiron e internetit.

