Momenti kur ushtarët çeçenë qëllojnë drejt një ndërtese të lartë në Mariupol të Ukrianës (VIDEO)

Mediat e huaja, kanë publikuar një video nga momenti i tmerrshëm kur skuadra e Putinit hap zjarr në një ndërtesë të lartë në Mariupol të Ukrainës. 

Siç shiet në video, një grup ushtarësh çeçenë, qëllojnë drejt ndërtesës me armë zjarri.

Video thuhet se është publikuar nga komandanti çeçen pro-Putin, Ramzan Kadyrov, ku fillimisht tregohen ushtarët që mblidhen së bashku e më pas qëllojnë drejt ndërtesës.

Nuk dihet nëse brenda ndërtesës jetonin njerëz.

Kjo lëvizje vjen pak ditë pasi trupat e Putinit bombarduan një teatër në Mariupol, ku po strehoheshin qindra njerëz. Sipas asaj që tha Presidenti i Ukrainës, nga teatri ishin shpëtuar 103 njerëz ndërsa qindra të tjerë kishin mbetur nën rrënoja.

Shikoni videon e siguruar nga The Sun.