Polonia i kërkon BE që të bllokojë totalisht tregtinë në Rusi

Kryeministri i Polonisë Mateus Morawiecki i ka kërkuar BE-së të vendosë një ndalim total të tregtisë me Rusinë.

Morawiecki thotë se duhet të bëhet një "bllokadë tregtare" nga deti dhe toka sa më shpejt të jetë e mundur.

 “Ndërprerja e plotë e tregtisë së Rusisë do ta detyronte Rusinë të shqyrtonte nëse do të ishte më mirë të ndalonte këtë luftë mizore”, thotë ai.

BE ka vendosur tashmë kufizime tregtare ndaj Rusisë në disa sektorë kyç, duke përfshirë mallrat e luksit, çelikun dhe energjinë. 

Por Polonia, e cila ndan një kufi prej 535 km me Ukrainën, ka qenë një ndër vende që ka kërkuar që të vendosen sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.