Cilat kanë qenë gabimet ushtarake të Rusisë?
Rusia ka një nga forcat e armatosura më të mëdha dhe më të fuqishme në botë, por kjo nuk ka qenë e dukshme në pushtimin e saj fillestar të Ukrainës.
Shumë analistë ushtarakë në Perëndim janë befasuar nga performanca e saj në fushën e betejës deri më tani, madje njëri prej tyre e ka përshkruar atë si "të mjerë".
Përparimet e saj ushtarake duket se kanë ngecur në një masë të madhe dhe disa tani pyesin nëse mund të rikuperohet nga humbjet që ka pësuar.
Këtë javë, një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s i tha BBC-së: "Rusët qartësisht nuk i kanë arritur qëllimet e tyre dhe ndoshta nuk do t'i arrijnë në fund të ditës".
Pra, çfarë ka shkuar keq?
Korrespondenti i BBC-së, Jonathan Beale, thotë se ka folur me oficerë të lartë ushtarakë perëndimorë dhe zyrtarë të inteligjencës, për gabimet që ka bërë Rusia.
Gabimi i parë i Kremlinit është nënvlerësimi i forcës së rezistencës dhe aftësive të forcave të armatosura më të vogla të Ukrainës.

