Në një marrëdhënie me djalin e Jozefina Topallit? Cindy Marina: Po jemi bashkë, por s’kuptoj ...
Cindy Marina është bukuroshja shqiptare 23 vjeçare, e lindur në Chicago.
Kur ajo ishte vetëm 7 vjeç së bashku me familjen e saj u zhvendosën në California. Pasi mbaroi gjimnazin u transferua në Los Angelos për të kryer studimet e larta. Marina është marrë me sportin e volleyball-it që në vegjëli, pasi ajo rrjedh nga një familje me dy prindër që merreshin me këtë lloj sporti. Bukuria i hapi rrugët Cindy edhe në fushën e modës .Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur nisi sfilatat e saj të para në fushën e modelingut.
Në vitin 2019 bukuroshja shqiptare përfaqësoi vendin tonë në “Miss Universe” në SHBA. 23 vjeçarja pasi triumfoi në eventin e bukurisë “Miss Universe Albania 2019” arriti që mes 90 vajzave të zinte vendin e gjashtë në “Miss Universe 2019” .
Edhe pse bukuroshja ka lindur dhe është rritur në Amerikë, prindërit e saj kanë qenë “tifozë” të gjuhës shqipe edhe për këtë arsye Cindy e flet gjuhën shqipe. Karriera e saj është shumë e larmishme dhe së fundmi është imazh i serisë A për Shqipërinë dhe Kosovën. Së fundmi ajo ka ardhur të jetojë në Shqipëri pasi punon si moderatore sporti.
Ajo u shpreh se “Edhe pse nuk i kam ndjekur shumë emisionet televizive, më ka tërhequr gjithmonë bota e televizionit."
Edhe pse lidhja e parë me sportin ka qenë futbolli pasioni për volejbollin mbeti gjithmonë në preferencat e saj.
Të jesh një vajzë me kaq shumë angazhime si Cindy edhe pse është e lodhshme për të ka qenë gjithmonë një kënaqësi shumë e veçantë. Cindy ekonfirmoi se është në një marrëdhënie me djalin e Jozefina Topallit dhe kjo është një arsye që e mban Cindyn në Shqipëri.
““Më ka bërë çudi, se kuptoj pse ka kaq shumë interes ndaj meje, por nuk dua të flas shumë, dua ta mbajë private.”- tha ajo.
Momentalisht karriera e saj është mes Italisë dhe vendit tonë.


