Rezarta Delisula, ja goli më i madh në karrierën dhe jetën e saj personale
Nuk jemi mësuar shpesh të shikojmë intervista të Rezarta Delisula për jetën e saj dhe rrugëtimin e vështirë, por të bukur në botën e medias.
Në D-Night, gazetarja Delisula foli për disa momente shumë të veçanta në jetën e saj, sidomos atë të bërit nënë si dhe goli më i madh në karrierën e saj që është Gazeta Shqiptare.
Dajana: Momenti më i rëndësishëm në jetën tënde, në familje dhe karrierë?
Rezarta: Momenti më i rëndësishëm ishte kur u bëra nënë në 2009 një kënaqësi e paparë
Dajana: Si reagon kur je e mërzitur? Veprimi i parë që bën?
Rezarta: Ose do fle gjumë, ose do të marr ndonjë shoqe që të dalim e të pimë ndonjë gotë
Dajana: Çfarë nuk toleron dot në ambjentin e punës?
Rezarta: Të më bëjnë për budallaqe. Dua që gjithsecili të bëjë punën e tij dhe të mos përfitojnë nga të qenurit se unë jam tolerante
Dajana: Kë quan gol të jetës në karrierën tënde?
Rezarta: Goli i karrierës time është Gazeta Shqiptare. Në jetë kam bërë shumë gola dhe mund t’a quaj veten kampione golash në median e shkruar dhe në gazetari. Gazeta për mua goli më i bukur në jetë
Dajana: Miku ose mikesha më e mirë në rrugëtimin tënd gjatë karrierës?
Rezarta: Anila Basha dhe Danjela shoqja ime e gjimnazit
Dajana: Dhurata më e bukur ose surpriza më e veçantë që ke marrë nga një njeri special? Nga kush?
Rezarta: Ka qenë një dhuratë e një goce që kam patur në universitet duke më bërë një dedikim, një orë rëre {Alida Cenaj} dhe më pëlqeu shumë sepse jeta ime është me minutazh
Dajana: Nëse nuk do të ishe në botën e medias, çfarë profesioni mund të bëje tjetër?
Rezarta: Arkeologe, një pasion i madh
Dajana: Pasionet dhe hobet e tua?
Rezarta: Të kem shoqëri, dua të kem dashuri rreth vetes
Dajana: Nëse do bëje një libër për veten çfarë titulli do i vendosje?
Rezarta: Mos bëni kot.
Dajana: Një Tironse e vjetër si Rezarta çfarë i pëlqen dhe çfarë jo në kryeqytetin e Shqipërisë?
Rezarta: Çdo detaj edhe pse i ndryshuar më pëlqen vendi im.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
