Një grua e gjithanshme si Rezarta Delisula? “Kam pasur ulje-ngritje, por jam munduar të ruaj ekuilibrat”
Rezarta Delisula është një nga ata njerëz që nuk pushon asnjëherë dhe gjithmonë në kërkim të një gjëje për t’a mbajtur të gjallë ditën e saj.
Të punosh në botën e medias, shpesh duhet të lësh shumë gjëra pas për t’iu dedikuar kësaj bote e për të arritur aty ku ke dëshirë.
Gjëja më bukur është ndarja e prioriteve dhe rëndësisë që ka puna dhe familja, e këtë gjë e ka bërë shumë mirë gazetarja që nuk resht kurrë së dedikuari momente të veçanta kujtdo rreth saj.
Dajana: Rezi, si ka qenë për ty të menaxhosh kohën për të qenë një bashkëshorte e mirë, një nënë e mirë por edhe një gazetare e mire gjithmonë në krye të punës?
Rezarta: Ke një të drejtë se të gjitha këto nuk mund të shkojnë bashkë sepse duhet të jesh ose mami, bashkëshorte apo gazetare e mirë. Megjithatë me shumë përpjekje jam munduar të ruaj ekuilibrat e jetës edhe pse herë pas here kam pasur ulje-ngritje me partnerin, por jam munduar t’i rregulloj gjërat.
Për mua e rëndësishme është një gjë që në momentin kur fëmija im pyet se kush është Rezi unë kam një përgjigje dhe jam kjo që bëj këtë punë.
Fëmijës i jap një shembull të mirë, sido që të jetë historia e jetës time që unë jam Rezi që bëj këtë punë
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

