Vetëm 22 vjeç, njihuni me të riun që udhëtimin e ka kthyer në motiv të jetës: Kam vizituar 50 qytete të botës

Në studion e emisionit të pasdites “Jeto me orën” ditën e sotme ishte një personazh shumë interesant, i dashuruar marrëzisht pas udhëtimeve dhe eksplorimit të natyrës, Glejd Daja.

Ai është vetëm 22 vjeç dhe deri më tani ka udhëtuar në më shumë se 50 qytete të botës. Ai rrëfeu në studio eksperiencën e tij sesi është të udhëtosh dhe të vizitosh shumë vended he bukuritë natyrore. I pyetur për udhëtimin e tij më të riskuar, ai cilësoi udhëtimin në “Vermosh”.

“Ishte udhëtimi im drejt Vermoshit, jo se ishte rriskues, por ngaqë nuk isha i vendosur për ta bërë këtë udhëtim”, tha ai. Më tej ai u ndal në një ndër monumentet më të vizituara në Turqi, siç është xhamia në Stamboll. “Xhamia në qytetin e Stambollit, është një ndër ndërtesat e mija më të pëlqyera. Është një xhami e lashtë, por edhe e veçantë”, u shpreh Daja. 

Më tej ai u ndal edhe në kohën e pandemisë. 

“Faktikisht gjatë periudhës së karantinës ishte e vështirë, pasi nuk dilja dot jashtë qytetit të Tiranës. Por, kam vizituar disa pjesë, lagje, vende të Tiranës që ka shumë për të mësuar. Për shembull, kodrat në zonën e Kombinatit. Vendi znë ka shumë vende që ja vlen për tu vizituar”, u shpreh më tej ai.

Daja, nuk la pa përmendur edhe stinët e vitit, ku për secilën periudhë ai sugjeroi nga një destinacion turistik. “Pjesa e pranverës është një ndër stinët dhe periudha që më pëlqen më shumë të vizitojë. Është vera pak më e bezdisshme, pasi ka ngarkesë. Periudha e  vjeshtës është mirë për tu vizituar, Thethi, Vermoshi, etj. Në verë ndalemi tek Jugu i Shqipërisë që është shumë interesantë dhe mahnitës për të shijuar pushimet dhe udhëtimet, ndërsa në stinën e dimrit mund të vizitosh çdo vend, në përjashtim Krujën etj”, përfundoi ai.

Glejd Daja ka kryer studimet e larta për Anglisht, pasioni për udhëtimet dhe eksplorimet e ka pasur në që në fëmijëri.  Për të riun udhëtimi  është një motiv që e mban gjallë.  Deri më tani i riu ka vizituar mbi 50 vende. Ai shfrytëzon çdo mundësi që i jepet dhe kursen sa të mundet vetëm për të udhëtuar.