Rezarta Delisula: Fillimet e mia ishin një përpjekje për të qenë gazetare e vërtetë

Rezarta Delisula është një ndër gazetaret më profesioniste në tregun e punës dhe së fundmi autore e botimeve dedikuar Tiranës tonë të dashur.

Një grua zonjë e cila jetën e saj e ka ndarë mes familjes dhe botës së medias duke sjellë gjithmonë risi e duke ndryshuar konceptin në të bërit gazetari.

Dajana: Rezi, një gazetare e mirëfilltë, por disa zëra më thonë njëkohësisht një moskokëçarëse, pra takimi yt me eprorët do të jetë gjithmonë sikur ti flet me një koleg të thjeshtë dhe kaq. Si ka qenë fillimet e tua?

Rezarta: Fillimet e mia kanë qenë një përpjekje për të qenë një gazetare e vërtetë. Gazetaria në kohën që kam qenë unë studente ka qenë një degë shumë e fortë dhe shumë e kërkuar, ku në 190 veta fitonin vetëm 17 prej tyre dhe ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme për të hyrë në treg.

Ne përpiqeshim me punën dhe nuk e çanim kokën se duhet të jem këtu apo atje. Ne ishim ato që duhet të punonim dhe duhet të rrinim pa gjumë për të bërë diçka që të binim në sy të të tjerëve.

Dajana: Mban mend ndonjë moment të bukur ose delikat gjatë takimit me eprorin tënd në fillimet e tua?

Rezarta: Mbaj mend kur kam filluar kam bërë 33 rreshta në Gazetën Shqiptare dhe ishte një shkrim për kopështin zoologjik dhe kur u botua në atë gazetë e ndjeja veten sikur kisha bërë ndonjë zbulim shumë të madh e në fakt bëhet fjalë për vitin 1996

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: