37-vjeçari lë pas jetën në Kanada dhe niset për të luftuar në Ukrainë
Vartan Davtian bleu një biletë për në Ukrainë, duke lënë pas një punë dhe një jetë të sigurt e të qetë në Kanada për të shkuar të mbrojë vendin në të cilin u rrit.
37-vjeçari thotë se ishte një vendim i qartë për të, duke lënë jetën e tij normale dhe të mos qëndrojë duarkryq kur bombat bien në Ukrainë, ku ende jeton edhe familja.
Ai shprehet se kjo situatë nuk është aspak e drejtë dhe se vendet e tjera nuk duhet të rrinë dhe të shikojnë teksa Rusia sulmon.
"Nuk është e drejtë. Nuk është e drejtë nga Rusia që e bën këtë, dhe nuk është e drejtë që vendet e tjera të heshtin."
"Nuk është e drejtë të rrish dhe të shikosh. Kush po e bën këtë? Qëndro dhe shiko. Cili është qëllimi i jetës tënde atëherë? Cili është qëllimi i jetës apo njerëzimit? Kur qëndroni mënjanë dhe jeni frikacak duke parë, nuk mbetet më asgjë për komunitetin tuaj."
Ai shton se është i emocionuar që do të takojë familjen e tij në Ukrainë të cilën ka 3 vite që nuk e ka parë.
"Jam i emocionuar që do të takoj familjen time gjithashtu. Kanë kaluar tre vjet që kur e kam parë familjen time në Ukrainë.”.
