Italia thotë se është gati të rindërtojë Teatrin e Ukrainës të bombarduar nga Rusia

Qeveria italiane ka thënë se është gati të rindërtojë teatrin e shkatërruar nga një sulm me bombë në qytetin ukrainas të Mariupol.

"Kabineti ka miratuar propozimin tim për t'i ofruar Ukrainës burimet dhe mjetet për ta rindërtuar atë sa më shpejt të jetë e mundur. Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit," shkroi në Twitter Ministri i Kulturës Dario Franceschini pas një takimi të kabinetit.

Ukraina tha se teatri u godit nga një sulm rus ndërsa njerëzit strehoheshin nga bombardimet të mërkurën. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar teatrin.

Të enjten, 17 mars punonjësit e shpëtimit nxorën të mbijetuarit nga rrënojat, megjithëse autoritetet e qytetit thanë se nuk ishin në gjendje të vlerësonin numrin e viktimave të mundshme ose të atyre që u shpëtuan.

"Dje dhe sot, me gjithë granatimet e vazhdueshme, rrënojat po pastrohen sa më shumë që të jetë e mundur dhe njerëzit po shpëtohen. Informacioni për viktimat është ende duke u sqaruar," tha këshilli i qytetit në një deklaratë.