Zyrtarët ukrainas: Një qytetar amerikan është vrarë nga bombardimet ruse në Chernihiv
Një shtetas amerikan ishte në mesin e disa personave të vrarë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, të enjten, tha policia ukrainase.
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi vdekjen dhe i shprehu ngushëllime familjes sw viktimws.
“Për respekt për familjen gjatë kësaj kohe të vështirë, nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm”, shtoi një zëdhënës.
Një deklaratë e policisë ukrainase tha se vdekjet ishin rezultat i zjarrit të artilerisë ruse në qytet.
Chernihiv, në verilindje të Kievit dhe afër kufirit rus, ka parë disa nga granatimet më intensive nga forcat ruse që nga fillimi i luftës më shumë se tre javë më parë.
Më herët të enjten, kreu rajonal Vyacheslav Chaus tha se më shumë se 50 trupa ishin sjellë në morgun e qytetit të mërkurën.
Në mesin e të vrarëve ishin më shumë se 10 njerëz të rreshtuar për të blerë bukë.
Në një deklaratë të enjten, shërbimet e urgjencës të Ukrainës thanë se në procesin e pastrimit të rrënojave nga një ndërtesë e dëmtuar në sulmet e mëparshme, ata zbuluan trupat e një familjeje prej pesë anëtarësh, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare dhe 2 binjakë 3-vjeçarë.

