Zelensky: Tani kemi parë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim virtual para deputetëve kanadezë.

Ai i kërkoi atyre të imagjinonin se çfarë do të bënin nëse Kanadaja do të ishte në situatën e Ukrainës.

"A mund ta imagjinoni t'i thërrisni kombet e tjera mike dhe t'i luteni të mbyllin qiellin, të mbyllin hapësirën ajrore dhe të ndalojnë bombardimet?"

"Nga ana e tyre ata shprehin shqetësim për situatën. Ne flasim me partnerët tanë dhe ata na thonë "duroni he pak."

Presidenti ukrainas e përshkroi situatën si të tmerrshme dhe tha: Kjo na lejoni të shohim se cilët janë miqtë tanë të vërtetë në këto 20 ditët e fundit."

Gjatë fjalimit të tij ai tha se pothuajse 100 fëmijë kanë vdekur gjatë 20 ditëve të pushtimit rus në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës shpjegoi se qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit ka mbetur pa rrjete komunikimi dhe pothuajse nuk ka ushqim.