Reuters: Jahti 600 mln dollarë i Abramovich lundron pranë ujërave të Shqipërisë. A do t'i sekuestrohet?

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se jahti luksoz i oligarkut rus Roman Abramovich është parë pranë ujërave shqiptare këtë të martë, 15 mars.

"Të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv treguan se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich "Solaris" ishte duke  lundruar jashtë ujërave të Shqipërisë të martën në mëngjes."

Abramovich është në mesin e 7 miliarderëve rusë të shtuar në listën e sanksioneve britanike javën e kaluar.

Diplomatët e BE kanë përqafuar një lëvizje të ngjashme.

Oligarku rus i cili ka gjithashtu nënshtetësi izraelite dhe portugeze ka mohuar të ketë lidhje të ngushta me Putinin.

Një fotografi e siguruar nga Reuters tregoi Abramovich të ulur në sallën VIP të aeroportit të Tel Avivit të hënën.

Reuters nuk mundi të verifikonte nëse ai hipi në fluturimin për në Stamboll nga Tel Avivi të hënën apo në atë nga Stambolli në Moskë.

Abramovich tha javën e kaluar se ai po shiste klubin londinez, Chelsea.

Një burim i ministrisë britanike të transportit tha të premten se Britania po kërkonte helikopterë dhe avionë që u përkisnin oligarkëve të sanksionuar.

Prona të shumta, duke përfshirë  jahte me vlerë qindra miliona dollarë, janë sekuestruar nga autoritetet në Evropë ditët e fundit, raporton Reuters

Reuters: Jahti 600 mln dollarë  i Abramovich lundron pranë

Reuters: Jahti 600 mln dollarë  i Abramovich lundron pranë