SHBA vendos sanksione të reja ndaj zyrtarëve rusë dhe bjellorusë

Departamenti i Shtetit Amerikan ka miratuar kufizime dhe sanksione për zyrtarët rusë dhe bjellorusë.

Lajmin e ka bërë sekretari i shtetit amerikan Antony Blinken, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, duke thënë se sanksionet përfshinë edhe individët që janë përfshirë në abuzime dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

SHBA dënon luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Antony Blinken: Departamenti i Shtetit Amerikan miratoi kufizime dhe sanksione për viza për zyrtarët rusë dhe bjellorusë dhe individët privatë të përfshirë në abuzime dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Ne dënojmë luftën e paprovokuar të Rusisë dhe do të vazhdojmë të promovojmë llogaridhënien.

Ndërkohë pak minuta më parë Ministria e Jashtme ruse bëri me dije se ka vendosur sanksione kundër Presidentit të Amerikës, Joe Biden dhe sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Gjithashtu Moska ka vendosur sanksione edhe kundër ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.