Gazetarja ukrainase: Trupat ruse po mbajnë peng pacientët dhe po qëllojnë nga dritaret e spitalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 15:53
Një spital në Mariupol është pushtuar nga trupat ruse dhe stafi është marrë peng.
Kështu ka raportuar gazetarja ukrainase Anastasia Magazova, duke thënë se ushtarët hynë në Spitalin Rajonal të Kujdesit Intensiv të Mariupolit të hënën në mëngjes, dhe stafi e pacientët e spitalit po mbahen peng.
Teksa mbajnë pacientët peng, ushtarët rusë po qëllojnë drejt asaj ukrainase duke u përpjekur të provokojnë zjarrin si kundërpërgjigje.
“Sipas një dëshmitari okular, ushtarët rusë nuk lënë askënd të largohet nga spitali, duke kërcënuar se do të qëllojnë.”- ka thënë më tej gazetarja.
