Bidenit i ndalohet hyrja në Rusi
Ministria e Jashtme ruse vendosi sanksione kundër Presidentit të Amerikës, Joe Biden dhe sekretarit të Shtetit Antony Blinken.
Gjithashtu Moska vendosi sanksione edhe kundër ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.
Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se atyre u është ndaluar hyrja në vend në përgjigje të sanksioneve të SHBA.
Masa "është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA", thuhet në një deklaratë.
Në njoftimin e fundit për sanksionet, SHBA-ja ka vënë në shënjestër katër persona dhe një entitet.
Ata akuzohen se kanë ndihmuar në fshehjen e ngjarjeve rreth vdekjes së sinjalizuesit Sergei Magnitsky.
Thesari i SHBA-së tha gjithashtu se po shtonte sanksionet e saj kundër presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe se kishte në shënjestër gruan e tij, shkruan BBC.
