U qëllua nga rusët, humb jetën operatori i Fox News në Ukrainë

Kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski është vrarë teksa raportonte jashtë Kievit, thotë rrjeti amerikan.

Zakrzewski u vra dhe kolegu i tij, Benjamin Hall, u plagos kur automjeti i tyre u godit nga zjarri dje në Horenka, rreth 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit, thotë CEO e Fox News, Suzanne Scott.

"Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës që mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox News nga Iraku në Afganistan e deri në Siri gjatë qëndrimit të tij të gjatë me ne," thotë ajo.

“Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm”.

Hall, një korrespondent britanik 39-vjeçar, ndodhet në spital.

Vdekja e tij pason vrasjen e gazetarit amerikan Brent Renaud, më 13 mars.