Dita e Verës në Kolonjë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 11:14
Festimet në Kolonjë për Ditën e Verës nisën që me 13 mars.
Qindra qytetarë u mblodhën për të festuar, ndërsa në mes qëndronte një zjarr i ndezur që është simbol i festës.
Ushqimet tradicionale, veshjeve karakteristike të zonës dhe atmosfera festive shoqëruan të pranishmit deri në orët e vona të mbrëmjes.
Vezët, misri dhe kulaçi, janë ushqimet tradicionale të Ditës së Verës në Kolonjë.
Dita e Verës është festuar në gjithë juglindjen ndërkohë qyteti i Korçës ishte i pari që festoi këtë festë, me datën 1 Mars.