Zelensky: Rreth 1300 trupa ukrainase të vrarë deri më tani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 16:37
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në një konferencë shtypi në Kiev për gjendjen e luftës.
Presidenti i tha gazetarëve se rreth 1300 trupa ukrainase janë vrarë në 17 ditët e para të pushtimit rus.
Burimet perëndimore vlerësuan të premten se rreth 6,000 trupa ruse janë vrarë gjithashtu në atë periudhë.
Zelensky pretendon gjithashtu se rreth 500-600 trupa ruse iu dorëzuan forcave ukrainase të premten.
BBC nuk mund ta verifikojë këtë deklaratë në mënyrë të pavarur.
Më herët, Zelensky paralajmëroi trupat ruse se "nuk është e mundur të pushtohen kokat dhe mendjet" e njerëzve dhe pushtimi i qyteteve dhe qytezave do të jetë "i përkohshëm, jo përgjithmonë. Unë jam i sigurt për këtë".
