Makina del nga rruga në Kamëz, vdes shoferi 24-vjeçar, pasagjeri në spital

Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13 mars në Tiranë.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në Kamzë.

Shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë 24-vjeçari ka humbur jetën ndërsa F.P, 61 vjeç, pasagjer në makinë, ka mbetur i plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.