Luftë në kohën e internetit, Rusia ‘proteston’ për të drejtat e lirisë së shprehjes

Rusia si rrallë herë ka protestuar për të drejtën e lirisë së shprehjes. Iniciativa vjen pasi platforma e videove në internet, YouTube bllokoi dy mediet kryesore të shtetit rus.

Ministria e Jashtme ruse ka dënuar vendimin e Youtube e cila bllokoi mediet shtetërore ruse.

Sinkron Ministria e Jashtme: Vendimi i Youtube për të bllokuar të gjitha mediet shtetërore përpara 12 Marsit, Ditës së Lirisë së Fjalës në Internet po i shkatërron ato në mënyrë sfiduese.

Zyra e diplomacisë në Moskë në reagimin e saj ia adresoi shqetësimin edhe përfaqësueses për Lirinë e Medies së OSBE-së.

“Çfarë është kjo nëse jo censurë e hapësirës së informacionit dhe shkelje e rëndë e të drejtës për akses në informacion?”

YouTube vendosi të bllokojë mediet ruse Russia Today dhe Sputnik për shkak të luftës në Ukrainë.

Më herët censurimin e dy medieve shtetërore ruse e kishin ndërmarrë edhe Bashkimi Evropian dhe vende të tjera perëndimore.

Bashkimi Evropian përmes një projekti 6-vjeçar të anoncuar në 2021-shin tha se do të alokonte rreth 75 milionë euro, pikërisht për lirinë e medies.

Në nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut thuhet ‘Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit’.

Unioni vendosi të bllokojë në 2 mars dy mediet shtetërore ruse të cilat i quajti makineri të propagandës së presidentit Putin.

Unioni u ndesh me një dilemë madhore, pra të shkelte një nga parimet e saj më thelbësore, atë të lirisë së shprehjes dhe mendimit përkundrejt censurës të të ashtuquajturës propagandë ruse për luftën në Ukrainë.