"Kërkoj bashkëpunimin tuaj me hir", Rama me grosistët e naftës: Ligji do ta bëjë me pahir!
Kryeministri Edi Rama në një takim me grosistët e naftës ka kërkuar mirëkuptimin e tyre me hir, përndryshe do ta bëjë ligji me pahir tha ai. Ai tha se problemi kryesor sot nuk është çmimi, por kërcënimi që mund të ketë mungesë nafte dhe energjie.
Rama: Shteti në demokraci nuk futet dot të kontrollojë çmime, kudo ku e ka bërë nuk ka funksionuar. Këto janë histori të kohe paqeje tani jemi në kohë lufte. Unë kërkoj bashkëpunimin tuaj me hir, ligji do ta bëjë me pahir. Nuk kemi ç'të bëjmë tjetër. Çështje themelore që kemi dhe që na kërcënon më shumë nuk është çmimi, është mungesa e produktit. Është kollaj të thuash impono, por nga ana tjetër gjithë kjo përpjekje për imponim që po bëhet edhe nga vende të tjera mund të sjellë në pikën që nuk ka naftë dhe energji.
Rama tha se brenda 24 orësh do të ngrihet bordi i administrimit.
Rama: Brenda 24 orësh do të kalojmë një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit, bashkë me ju përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant.
