Rama informon furnizuesit e naftës: Brenda 24 orësh do ngremë bordin e administrimit

Kryeministri Edi Rama, ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj zhvillojnë takim me furnizuesit e naftës për pasojat e luftës në çmimet e karburantit dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë.

Rama: Brenda 24 orësh do të kalojmë një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit, bashkë me ju përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant.

Çdo ditë do të ngrihet një tryezë ku do jenë përfaqësuesit e qeverisë dhe përfaqësuesit e furninuzesve.  

"Për këtë periudhe kohe ndajeni mendjen që do rezistoni nuk do te fitoni. Nëse zgjat përtej 3 muajve është histori tjetër. Eshte mundësi e artë të shpëlaheni nga mëkatet dhe pastaj të vijoni të fitoni kur gjërat të normalizohen.

Rama: Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, çmimit të naftës dhe ndikimit në të gjitha çmimet. Ky është fakt. Rritja e çmimeve filloi t'i jepte shenjat e para në gjysmën e dytë të vitit të shkuar në të gjithë botën. Si rezultat i një ringritjeje shumë të fuqishme ekonomike nga faza akute e pandemisë dhe për rrjedhojë si rezultat i një kërkesë shumë më të rritur se sa oferta. Disa muaj më parë u shfaqën simptomat e par të krizës energjitike. Tani jemi në zemrën e krizës.