Sergei Lavrov dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës takohen sot në Antalia

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dhe ai i Ukrainës Dmytro Kuleba do të takohen në Turqi, Antalia.

Takimi mes tyre do të nisë në orën 09:00.

Lavrov do të flasë në një seancë speciale të Forumit për situatën aktuale në botë dhe qëndrimin rus për problemet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, tha zëdhënësja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Takimi i planifikuar me Kuleba do të jetë kontakti i parë i nivelit të lartë mes palëve pas fillimit të operacionit special ushtarak rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Në Bjellorusi tashmë janë mbajtur tre raunde bisedimesh ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase.