Forcat ruse bombardojnë spitalin e fëmijëve në Mariupol të Ukrainës: Dëmet kolosale!

Rusia ka shkatërruar një spital për fëmijë në qytetin e Mariupolit në juglindje të Ukrainës, thotë këshilli i qytetit.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, zyrtarët thonë se "forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal".

Zyrtarët e Këshillit shtuan se ende nuk e dinë numrin e saktë të viktimave.

"Reparti i maternitetit në qendër të qytetit, reparti i fëmijëve dhe reparti i terapisë - të gjitha u shkatërruan në një sulm ajror rus në Mariupol," tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, në një video në Facebook.

Ai shtoi se të plagosurit nga sulmi po evakuohen në spitalin më të afërt.