Pamje tronditëse bombardimi rus i spitalit në Mariupol të Ukrainës
Forcat ruse bombarduan një maternitet dhe spital për fëmijë në Ukrainën jugore, thanë autoritetet atje të mërkurën.
Ky sulm u përshkruar nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky si një mizori.
Sulmi i raportuar erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një pauzë 12-orëshe për të lejuar refugjatët të evakuonin një numër qytetarësh.
Këshilli i qytetit të Mariupolit postoi një video të spitalit të shkatërruar në qytet dhe akuzoi forcat ruse se hodhën disa bomba mbi të nga ajri.
"Shkatërrimi është i madh, Ndërtesa e objektit mjekësor ku janë trajtuar fëmijët së fundmi është shkatërruar plotësisht.” tha këshilli.
Zelensky përsëriti thirrjen e tij ndaj aleancës ushtarake të NATO, për të shpallur një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.
Ja disa pamje nga vendi i ngjarjes:

