Raportohet se nuk ka ushqim, ujë, energji elektrike ose gaz në Mariupol të Ukrainës

Mariupol - një nga qytetet ukrainase të goditur më keq nga luftimet.

Në orët e fundit, një maternitet dhe spital për fëmijë thuhet se është goditur nga një sulm rus.

Myhajlo Todurov - i cili dikur jetonte në Mariupol para se të transferohej në Slloveni dy dekada më parë - thotë se nuk ka marrë lajme nga familja e tij atje për tetë ditë.

Duke folur para sulmit në spital, Todurov thotë se situata në qytet është një katastrofë e madhe.

“Aty janë edhe gjyshërit, hallat dhe familjet e tyre. Kam arritur të dëgjoj nga disa miq në Mariupol të dielën, por që atëherë nuk kam dëgjuar asgjë. Njerëzit thonë se nuk ka ushqim, ujë, elektricitet apo gaz. Njerëzit po ndezin zjarre dhe po gatuajnë atë pak që kanë."