Iu transplantua zemra e derrit, ndërron jetë 57-vjeçari në SHBA

Personi i parë në botë të cilit i ishte transplantuar zemra e derrit, e modifikuar gjenetikisht, ka humbur jetën.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se David Bennett, që vuante nga një sëmundje e pashërueshme e zemrës, ka arritur të mbijetojë vetëm dy muaj pasi kreu operacionin në Shtetet e Bashkuara.

Gjendja shëndetësore e 57-vjeçarit u përkeqësua disa ditë më parë, e për pasojë humbi jetën më 8 mars.

Bennett përpara se të kryente operacionin në zemër, kishte thënë se transplanti i zemrës së derrit ishte eksperiment.