Borrell: BE po përgatit sanksione të reja kundër Rusisë
Qeveritë e Bashkimit Evropian po përgatitin një raund të ri të ndalimit të udhëtimeve dhe ngrirjes së aseteve të rreth 100 shtetasve rusë për shkak ët ofensivës së Moskës, ka thënë shefi i politikës së jashtme të bllokut.
"Shtetet anëtare po punojnë për një paketë sanksionesh të fokusuara në rreth 100 persona përgjegjës në nivele të ndryshme të qeverisjes", tha Josep Borrell në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Ai tha se shpreson për një marrëveshje gjatë ditës së sotme, pa dhënë më shumë detaje, shkruan al Jazeera.
Ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë të mërkurën, 9 mars për të lejuar civilët të largohen përmes korridoreve humanitare, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Rreth 1.3 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni, prej pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë Agjencia kufitare polake.
