Rusia: SHBA ka laboratorë në Ukrainë, Pentagoni bashkëpunon me Kievin për armë biologjike
Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë financuar rreth 30 laboratorë biologjikë në Ukrainë të cilat merreshin me zhvillimin e komponentëve për armët biologjike dhe viruset vdekjeprurëse.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se ushtria ruse ka zbuluar më shumë se 30 laboratorë biologjikë në të gjithë Ukrainën në të cilat ishte e përfshirë edhe Agjencia për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes së Pentagonit.
Sipas Moskës laboratorët përdoreshin për ruajtjen dhe kërkimin e një virusesh vdekjeprurëse.
Sipas Mbrojtjes ruse pretendon se laboratorët zhvillojnë edhe komponentë për armët biologjike.
"Laboratorët biologjikë pranë kufijve të Rusisë zhvillojnë komponentë për armë biologjike. Në ditët e fundit, frika që kemi pasur vazhdimisht për vite me radhë në lidhje me zhvillimin e materialeve biologjike ushtarake në Ukrainë nën kujdesin e shërbimeve speciale përkatëse të SHBA-ve janë konfirmuar tashmë."
Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Maria Zakarova u shpreh se lidhjet e Amerikës me laboratorët janë bërë të qarta edhe nga zv/sekretarja e shtetit Victoria Nuland.
Nuland pak ditë më parë u shpreh se SHBA-të janë të shqetësuara se laboratorët në Ukrainë mund të bien në duart e forcave ruse.
Zakarova u shpreh se laboratorët hedhin dritë mbi përfshirjen e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes të cilët udhëzojnë ukrainasit në kryerjen e hulumtimeve.
Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Mbrojtjes i quajti pretendimet, pra laboratorët, një instrument kërcënimi të drejtpërdrejtë ndaj vendit tonë.
