Zelensky i quan kërcënimet bërthamore të Putinit si një blof: Është vetëvrasje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti kërcënimin e presidentit rus Vladimir Putin për t'iu drejtuar armëve bërthamore një bllof.

“Unë mendoj se kërcënimi i luftës bërthamore është një bllof. Është një gjë të jesh vrasës. Është një tjetër të bësh vetëvrasje”, - tha Zelensky në një intervistë me gazetën e njohur gjermane Die Zeit.

Putin tha më 27 shkurt në një takim televiziv me zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse se ai kishte urdhëruar forcat e parandalimit të vendit të tij – të cilat përfshijnë armët bërthamore – në gjendjen e tyre më të lartë të gatishmërisë.

Zelensky vazhdoi duke thënë se kërcënimi bërthamor i Putinit tregon dobësi.

“Ju kërcënoni me përdorimin e armëve bërthamore vetëm kur asgjë tjetër nuk funksionon," tha Zelensky.

“Çdo përdorim i armëve bërthamore do të thotë fundi për të gjitha palët, jo vetëm për personin që i përdor ato.”