Kina akuzon NATO-n: Po shtyn tensionet deri në "pikën e thyerjes". Rusia paralajmëon përgjigje të shpejtë sanksioneve të Perëndimit

Kina akuzon NATO-n se po i shtyn tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës deri në "pikë thyerjeje".

Në konferencën e përditshme për gazetarët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian i kërkoi SHBA-së që t'i marrë seriozisht shqetësimet e Kinës dhe të shmangë cenimin e të drejtave ose interesave të saj në trajtimin e situatës në Ukrainë dhe lidhjet me Rusinë, raporton Reuters.

Ndërkohë Rusia ka paralajmëruar se po punon për një përgjigje të gjerë ndaj sanksioneve perëndimore, të cilat pretendonte se do të ishin 'të shpejta' dhe do të ndiheshin në zonat më të ndjeshme, raporton Reuters.

“Reagimi i Rusisë do të jetë i shpejtë, dhe i ndjeshëm për ata që u drejtohet”, tha Dmitry Birichevsky, drejtori i departamentit të bashkëpunimit ekonomik të ministrisë së jashtme, sipas agjencisë së lajmeve ruse RIA