Milan është gati të rinovojë me Ibrahimoviç, i propozon një ulje drastike të pagës!
Pak ditë më parë, Zlatan Ibrahimoviç deklaroi se nuk do të tërhiqet nga futbolli pa fituar me Milanin titullin. Scudetto mund të vijë edhe këtë sezon ndoshta por drejtuesit kuqezi duan ta mbajnë sërish sulmuesin suedez.
40-vjeçari aktualisht ka një kontratë deri në Qershor me një page neto 7 mln Euro në vit teksa Maldini ka bërë lëvizjen e parë duke e ftuar lojtarin në selinë e klubit për të diskutuar zgjatjen edhe me një vit të kontratës.
Por në fakt, detajet e zbuluara nga shtypi italian bëjnë të ditur se Milani do t’i ofrojë një kontratë prej 2.5 mln euro neto, maksimumi me bonuse në 3 mln Euro.
Një ulje drastike në krahasim me atë që përfiton aktualisht dhe nuk dihet se si do të reagojë sulmuesi suedez për këto shifra ndërkohë që kujtojmë që ai pothuajse nuk luan që prej dhjetorit të 2021 për probleme fizike./Ora News/.
