FIFA hap një merkato “pranvere” për lojtarët e larguar nga Rusia e Ukraina
Pas vendimeve personale për t’u larguar nga kampionati rus si solidarizim për luftën në Ukrainë apo nga Ukraina për shkak të pamundësisë për të luajtur, tani edhe vetë FIFA ka marrë një vendim të rëndësishëm duke u ardhur në ndihmë.
Bëhet fjalë për lojtarët e huaj që luajnë në këto dy vende ku të gjitha kontratat e lojtarëve dhe trajnerëve që janë me klubet ukrainase do të konsiderohen të pezulluara deri në 30 qershor 2022 pa patur nevojë për ndërhyrje nga klubet.
Ndërkohë që përlargimin e lojtarëve dhe trajnerëve të huaj nga Rusia, FIFA vendosi që më parë klubet ruse të arrijnë një marrëveshje me këta lojtarë dhe trajnerë deri në 10 mars 2022 dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë ata kanë të drejtën të ndërpresin në mënyrë të njëanshme kontratat respektive me klubet e lidhura me Federatën Ruse të Futbollit deri në fund të sezonit.
Për t’i ofruar më tepër fleksibilitet lojtarëve që largohen nga Ukraina dhe Rusia, ata mund të regjistrohen në federatat e një klubi që gjejnë marrëveshje deri në datën 7 prill 2022, për t’u mbrojtur nga pezullimi. Kjo bën të mundur, ose praktikisht FIFA hap një dritare merkatoje ku lojtarët e larguar sipas rregullave të mësipërme të gjejnë një ekip deri në fund të sezonit aktual./Ora News/.
