Vinte baste për skuadrën e tij, ylli i NFL pezullohet për një vit

Një lajm i bujshëm vjen nga futbolli amerikan, NFL. Calvin Ridley u pezullua për të paktën një vit nga NFL pasi nga një hetim i Ligës Amerikane u arrit në përfundimin se lojtari i Atlantës ka vënë baste në shumë ndeshje të sezonit të rregullt, duke përfshirë edhe ekipin e tij.

Ridley, zbulimi i sezonit të rregullt 2020 me Atlantën, ka luajtur vetëm pesë ndeshje këtë vit sepe më 1 nëntor, talenti i Falcons njoftoi se do të merrte një pushim në karrierën e tij për t'u kujdesur për "shëndetin e tij mendor". Por të hënën në mbrëmje, NFL pezulloi Ridley për të gjithë sezonin 2022, minimum pasi mund të zgjatet edhe më shumë.

Një hetim i ligës zbuloi se ai kishte vënë bast në disa ndeshje, një praktikë totalisht e ndaluar për lojtarët aktivë të futbollit amerikan.

Sipas NFL, Ridley vendosi baste të shumta nëntorin e kaluar, madje raportohet se ai ka vënë bast shumë para në një kombinim rezultatesh, duke përfshirë ekipin e tij.

Në një përfundim të tillë, Liga e NFL vendosi ta pezullojë për të gjithë vitin 2022 por hetimi vijon dhe sanksionet mund të jenë edhe më të rënda./Ora News/.