Longo nuk pranon të flasë. Brdariç: Më kënaq edhe barazimi

Barazimi mes Kukësit dhe Vllaznisë nuk ndryshoi asgjë në renditje me të dyja ekipet që ndanë pikët teksa ajo që bëri përshtypje ishte vendimi nga trajneri Longo.

Trajneri i Kukësit vendosi të mos flasë pas ndeshjes me Vllazninë, ndoshta për shkak të presionit të madh që ka skuadra në këto momente.

Gjithsesi në krahun tjetër, Thomas Brdariç foli dhe sipas tij, ishte një rezultat i mirë që e kënaq.

Mendoj se barazim ishte ‘ok’. Luajtëm ndaj një ekip që po lufton për Kupat e Europës. Nuk duhet të harrojmë që kishim për të zëvendësuar disa lojtarë, kështu që jam i kënaqur me pikën që morëm. Kemi vështirësi jashtë fushe por në ‘Loro Boriçi’ i fusim nën presion kundërshtarët. Nuk mendoj se duhet të flasim për ata që munguan. Dhamë disa pasime të gabuara, e humbëm topin me shumë lehtësi, duhet të jemi më shumë të përqendruar në fushë. Mbrojtja? Jam shumë i kënaqur për ndeshjen sot, nuk i dhamë shumë mundësi shënimi Kukësin. Të përmirësohemi në sulm. Mendoj se ishte pozitive për ne”, u shpreh trajneri i kuqebluve pas takimit në “Elbasan Arena”./Ora News/.