Shokoi të gjithë me simbolet pro luftës, gjimnasti rus vihet nën hetim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 15:56
Ivan Kuliak, vetëm 20-vjeç, gjimnasti rus shokoi dhe indinjoi botën me veprimin e tij në Botërorin e gjimnastikës në Doha.
Sportisti rus që fitoi medalje bronzi duke humbur ndaj rivalit ukrainas doli në podium me simbolet pro luftës të vendosur nga rusia, shenjën Z.
Pamjet u përhapën tmerrësisht shpejt dhe sot Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës ka paralajmëruar masa ndaj tij. Edhe pse garonte pa flamurin rus, ai rrezikon një gjobë dhe skualifikim të rëndë duke iu hequr ndoshta edhe medalja e fituar në Doha.
Kjo pasi FIG, Federata ka hapur një proçedim disiplinor ndaj tij që do të sanksionojë sportistin për veprimin që dukej se ishte plotësisht koshient dhe krenar!/Ora News/.
